Gjyshja në spital, nipi bashkë me shokët shkojnë ti vjedhin shtëpinë

556
Sigal

Një shqiptar dhe dy bashkëpunëtorë të tij italianë kanë rënë në prangat e policisë së Bergamos pasi u kapën duke vjedhur në një banesë e cila ishte e gjyshes së shtetasit shqiptar që në fakt ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale.

Tre hajdutët u kapën pasi tentuan të vidhnin duke thyer hyrjen e shtëpisë, gjë që ka zgjuar interesin e fqinjëve që kanë ndjerë zhurmë.

Ngjarja ndodhi në një apartament në Roveta në rrugën Maninetti.

Keqbërësit mësynë në shtëp midis të shtunës dhe të dielës, duke menduar se apartamenti ishte bosh.

Një grua njoftoi policinë në numrin 112 dhe në pak minuta mbërritën patrullat e stacionit të Karabinierëve të Sovere dhe të Nuklit Operativ të Lëvizshëm të Clusone.

Hajdutët tentuan të largoheshin menjëherë të arratisën por i pari u kap ndërsa po përpiqej të hidhej nga një ballkon me disa monedha floriri dhe bizhuteri në duar, ndërsa dy të tjerët duke u përpjekur të hapnin një dritare hodhën një stol kundër karabinierëve.

Por arritën të largoheshin vetëm për pak pasi u kapën pas pak në një fushë me grurë nga një patrullë tjetër.

Një shtëpinë e shqiptarit karabinierët gjetën edhe disa gram hashash.