Gjykata Turke: Hagia Sophia mund të të kthehet në Xhami

224
Sigal

Një gjykatë në Turqi ka vendosur në favor të shtetit Turk për ta kthyer muzeun e famshëm Hagia Spohia, në një xhami të madhe Sipas agjencisë Anadolu, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi një dekret presidencial të vitit 1934, duke e kthyer Hagia Sophia në një muze. Akt-vendimi nuk e shndërron automatikisht Hagia Sophia në një xhami. Ajo pret një dekret presidencial nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, i cili e ka përkrahur këtë veprim. Hagia Sofia ishte katedralja parë e krishterë  e Perandorisë Romake dhe është ndër strukturat më të njohura Bizantine në botë. Ajo kaloi nga një katedrale Greke Ortodokse në një xhami në 1453 . Vendi historik më pas u bë muze në 1935.