Gjoba 60 milion euro për dy kompanitë farmaceutike / Dëmtuan pacientët dhe sistemet shëndetësore

223
Sigal

Brukseli ka gjobitur kompanitë farmaceutike Cephalon dhe Teva me më shumë se 60 milion euro për dyshime bashkëpunimi për të mbajtur një alternativë të lirë të një ilaçi për çrregullimet e gjumit jashtë tregut për fitimin e tyre dhe në kurriz të pacientëve.

Kjo vjen pas një hetimi të gjatë të BE-së për praktikat anti-konkurruese midis firmës farmaceutike izraelite Teva dhe rivalit të saj Cephalon.

Komisioni Evropian tha se firmat ranë dakord mes tyre për të vonuar për vite me radhë hedhjen në treg të versionit më të lirë të Teva-s të blockbuster-it Modepinil të Cephalon. Në këmbim të vonesës, Teva mori marrëveshje të dobishme dhe disa pagesa, pretendohet.

Komisioneri i BE-së për konkurrencën, Margrethe Vestager, tha: “Është e paligjshme nëse kompanitë farmaceutike bien dakord të blejnë konkurrencë dhe të mbajnë ilaçe më të lira nga tregu.

“Edhe kur marrëveshjet e tyre janë në formën e zgjidhjeve të patentave ose transaksioneve të tjera tregtare në dukje normale”.

“Marrëveshja e pagimit për vonesën e Teva dhe Cephalon dëmtoi pacientët dhe sistemet shëndetësore kombëtare, duke i privuar ata nga ilaçet më të përballueshme”.

Modafinil trajton përgjumjen e tepruar të ditës dhe nën emrin e markës Provigil përbënte më shumë se 40% të qarkullimit të Cephalon. Një alternativë e lirë do të kishte pasur një ndikim serioz në ndërmarrje dhe BE argumentoi që Cephalon joshi Teva në 2005 për të qëndruar jashtë tregut të saj. Në vitin 2011, Teva bleu Cephalon. Teva nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.