Gjermania publikon raportin: 104 mijë azilkërkues kanë aplikuar gjatë gushtit

529
Gjermania ka publikuar sot raportin për muajin gusht të azilkërkuesve. Në bazë të këtij raporti, është bërë e ditur se gjatë këtij muaji 104 mijë persona kanë aplikuar në Gjermani. Ndërkohë, në raport njoftohet se një e treta e gjithë emigrantëve kanë aplikuar gjatë këtij muaji. “104 mijë persona kanë aplikuar gjatë këtij muaji. Një e treta e gjithë emigrantëve kanë ardhur në muajin gusht. Nga janari deri në gusht kanë ardhur 413 565 emigrantë. Brenda vitit priten 800 000 aplikime”, thuhet në raportin e publikuar. 
Sigal