Gjermani, trazira në Frankfurt para BQE kundër masave shtrënguese

462
FRANKFURT – Dhjetëra persona janë lënduar dhe mbi 350 të tjera janë arrestuar në një demonstratë kundër masave shtrënguese, pas trazirave e përplasjes me policinë në qytetin Gjerman të Frankfurtit.
Protestuesit u vunë zjarrin dhe goditën me gurë makinat e policisë në protestën kundër hapjes së zyrave të reja të Bankës Qendrore Evropiane. Trazirat nisën që para se zyrat e ndërtesës së BQE-së të hapeshin. Mijëra aktivistë të “Blockupy” morën pjesë në protestë.
Organizuesit sollën protestues të aleancës së krahut të majtë nga e gjithë Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës për të shprehur inatin e tyre ndaj rolit të Bankës Qendrore Europiane me masat e shtrëngimit ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e sidomos Greqisë.
Sigal