Gjermani / Merkel paralajmëron një valë të tretë

254
Sigal

Ndërsa rastet e virusit po rriten në të gjithë Europën, kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar një valë të tretë të koronavirusit nëse njerëzit nuk ndjekin masat paraprake.

“Ne ende duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm këtë dimër. Përndryshe ne menjëherë do të kalojmë në valën tjetër”, tha ajo në në një takim online me oficerët e policisë.

“Ne duhet t’i kalojmë këto muaj të dimrit”. Deri më tani Gjermania ka të konfirmuar mbi 1 milionë raste, ndërsa numri i viktimave si pasojë e virusit është 16,636, sipas Institutit Robert Koch, qendra gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Austria fillon testimin masiv të miliona qytetarëve

Për të patur një panoramë më të qartë të koronavirusit, qeveria austriake ka vendosur të zbatojë një program të testimit masiv të Covid-19 për 9 milionë qytetarët e saj.

Sipas ministries së shëndetësisë, testimi masiv synon të arrijë një “inventar të infeksioneve aktive, lokalizim më të shpejtë dhe më të gjerë të rasteve aktive të infeksionit dhe kështu mund të bëhet një ndarje më efikase në zinxhirët e infeksionit”.

Banorët filluan të testohen mëngjesin e sotëm, sipas njoftimit zyrtar të shtetit federal të Salzburgut. Të gjithë ata të regjistruar në Salzburg mund të testohen vullnetarisht.

Në Annaberg-Lungötz, kryetari i bashkisë shkoi derë më derë për të njoftuar njerëzit se testi ishte në dispozicion. Austria ka regjistruar deri më tani 282,456 të infektuar dhe 3,184 viktima.