Gjenden rrënojat e avionit algjerian, Franca në krye të operacioneve

496
Sigal

Rrënojat e avionit algjerian i cili u zhdukur me 116 njerëz në bord, gjatë fluturimit nga Burkina Faso për në Algjer, janë gjetur në Mali. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Malit Ibrahim Keita, i cili tha se pjesët e avionit janë gjetur në një zonë veriore të shkretëtirës, por nuk ka dhe më shumë detaje. Linja ajrore kombëtare e Algjerisë, raportoi se kishte humbur kontaktet me një nga avionët e saj, i cili fluturonte nga Burkina Faso në Algjer. Fluturimi 5017, me 110 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtare të ekuipazhit mendohet se ka ndryshuar kurs  për shkak të një stuhie të fuqishme të motit. Trupat franceze, të poziconiara në rajon, do të sigurojnë lokacionin, ka thënë zyra e presidentit të Francës. Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur solidaritet me të afërmit e njerëzve në bord. Ndërkohë për shkak të fatkeqësive të mëdha të njëpasnjëshme ajrore, shumë aeroporte në gjithë botën kanë shtuar masat e  sigurisë. Por kjo nuk është tragjedia e parë ajrore e Algjerisë. Shkurtin e këtij viti, Algjeria përjetoi një tjetër fatkeqësi, kur një avion ushtarak C-130 me 78 persona në bord u përplas në një rajon malor, ku shumica e udhëtareve humbën jetën. Ndërsa katastrofa më e madhe e aviacionit civil të vendit është ajo e marsit të vitit 2003, kur motori i një avioni i po të njëjtës linjë ajrore, mori flakë dhe u rrëzua, i mori jetën 102 personave.