Gjenden 3 ton kokainë brenda nëndetëses, arrestohen 3 persona

459
Sigal

Përpara se të kapej në Spanjë, një nëndetëse udhëtoi për gati 10.000 km poshtë Amazonës dhe përtej Atlantikut, duke transportuar 3 ton kokainë.

Përpara se të arrinte në Cangas do Morrazo, në provincën e Pontevedra, nëndetësja u monitorua nga agjencitë ndërkombëtare të zbulimit të drogës.

Si pasojë e një stuhie në det të hapur, nëndetësja e tyre u prish, duke humbur të gjitha furnizimet për ekuipazhin.

Brenda nëndetëses ishin tre burra, dy nga Ekuadori që u arrestuan në momentin e kapjes së nëndetëses dhe një spanjoll që u kap pas 5 ditësh në arrati.

29 vjeçar spanjoll ka deklaruar për policinë, se ishte paguar nga një tregtar droge me 100 mijë euro për transportin e sasisë së kokainës.

Udhëtimi me nëndetëse, nga Leticia në brigjet e Spanjës, i zgjati rreth 19 ditë.