Gazetarja e “Panama Papers” e vrarë me bombë, letra prekëse e të birit kundër shtetit maltez: Ishull i mafies

431
Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra për shkak të profesionit të saj me një bombë që shpërtheu në makinën e saj, ka shkruar një letër prekëse. Teksa tregon se ishte i pari që e pa nënën e tij të vdiste, Matthew ka nxjerrë vrer kundër shtetit maltez, duke e quajtur ishulli i Mafias.
“Nëna ime u vra se ishte mes ligjit dhe atyre e shkelnin atë, ashtu siç bëjnë gazetarët e zotë. Ishte në shënjestër, sepse ishte i vetmi person, që punonte kështu. Kur institucionet shtetërore janë të paafta personi i fundit që shpëton është shpesh gazetari.
‘S’do ta harroj kurrë vrapin që kam bërë drejt atij ferri duke gjetur një mundësi për të hapur atë derë të makinës, ndërkohë që boria e makinës binte papushim. I ulërija dy policëve,që me ato bombolat, perpiqeshin te shuanin zjarrin. Njëri prej tyre më tha: “Më vjen keq, tashmë nuk mund të bëjmë asgjë”.
Ula kokën dhe pashë pjesët e trupit të nënës sime. Kishin të drejtë, se nuk kishte më shpresë. Ata më pyetën: “Kush ndodhet në makinë?”. “Nëna ime”, iu përgjigja, “dhe ajo vdiq, për shkak të paaftësisë suaj.”
Lëndohem që po e tregoj me kaq hollësi ngjarjen, por lufta këtë fytyrë ka. Dhe ju të gjithë duhet ta shihni. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, nuk ishte vrasje tragjike. Tragjike është kur të shtyp autobusi. Kur ka gjak dhe shkëmbim zjarri rreth teje, atëherë është luftë. Ne jemi një popull në luftë, kundër shtetit dhe krimit të organizuar, të cilat janë bërë të padallueshme.
Disa orë më pas, ndërsa kryeministri palaço bënte thirrje nga parlamenti për të gjetur autorët e vrasjes së gazetares, për të cilën kishte harxhuar një dekadë duke e sulmuar që ta shkatërronte, një nga oficerët e policisë, Ramon Mifsud, i cili duhet të hetohet për vrasjen e saj, poston në Facebook këtë mesazh: “Gjithkush merr atë që meriton, plehun e lopës! Ndjehem i lumtur”.
Po, ky është vendi ku jetojmë, një shtet mafioz, ku tashmë mund të ndryshosh gjininë, në kartën tënde të identitetit, falë Zotit, por gjithashtu vendi ku të bëjnë copash duke të të hedhur në erë, vetëm pse ke ushtruar lirinë tënde themelore. Njerëzit që supozohet të të mbrojnë, në këtë vend festojnë vdekjen tënde. Si kemi ardhur deri këtu, nuk arrij ta kuptoj?


Sigal