Gazetari italian hap polemika: Ferri nuk ekziston, ma tha Papa Francesku. Reagon Vatikani

717
Sigal
Eugenio Esse, gazetari dhe themeluesi i gazetës italiane “La Repubblica” në moshën 93-vjeçare hap polemika jo vetëm në Itali.
Të martën, siç shkruajnë mediat italiane, ai deklaron të ketë zhvilluar një intervistë me Papa Franceskun, i cili mësohet t‘i ketë rrëfyer një të vërtetë të madhe për jetën pas vdekjes.
Gazetari ateist thotë se Papa i ka rrëfyer se ferri nuk ekziston. Sipas Eugenio Scalfarit, Papa ka thënë gjithashtu se shpirtrat e të papeneduarve thjesht do të zhduken njëherë e përgjithmonë.
“Ferri nuk ekziston: Shpirtrat që nuk pendohen thjesht zhduken”.
E ndërsa kjo mund të cilësohet si deklaratë revolucionare, ka ardhur edhe reagimi i Selisë së Shenjtë.
Zyra e Shtypit të Vatikanit, mohon faktin duke sqaruar se: “Ati i Shenjtë Françesku ka zhvilluar së fundmi një takim privat me themeluesin e gazetës La Repubblica me rastin e Pashkëve, por nuk ka dhënë ndonjë intervistë për të. Ajo që pretendon autori në artikull është rezultat i rindërtimit të tij, në të cilin fjalët e shprehura nga Papa nuk përmenden. Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë”.


NOA