Sigal

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar identitetin dhe foton e shqiptarit që akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij të mitur si dhe 4 vajza të tjera të moshës nga 6 deri në 8 vjeç.

Shqiptari i arrestuar në Rodos në 16 shtator është Sulo Shega, 55-vjeç.

Media greke raporton se shqiptari akuzohet për joshje të miturish, ndërsa viktimat  e abuzimit seksual, ishin të afërm të tij apo edhe shoqe të së bijës së mitur.

Në vitin 2013 ai ka tentuar të përdhunojë një 6-vjecare duke e çuar në një vend të shkretë në Trikala. Gjithashtu në vitin 2009, shqiptari ka tentuar të përdhunonte një 14-vjeçare me të cilën kishte lidhje gjaku, por që nuk ia doli.

Media greke raporton se shqiptari i joshte të miturit duke u dhënë nga 3-4 euro.

Tg5rfvb

Rodods2