Gabuan me “Audi A4”-n, shqiptari dhe italiani kapen me 20 mijë euro kokainë

461
Kontrollet e policisë italiane në autostradës Romë-Pescara kanë zbuluar një makinë tip Audi A4 me ngjyrë gri, në të cilën udhëtonin dy perona. Kontrollet ndaj tyre u zhvilluan për shkak të ngasjes së dyshimtë të automjetit.

Policia ka identifikuar drejtuesit, 24 vjeçarin me iniciale M.N me origjinë shqiptare dhe pasagjerin, 26 vjeçarin me iniciale M.G, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit personal të tyre, policia ka gjetur mes veshjeve të pasagjerit një sasi prej 107.91 gram kokainë, e cila nëse do të shitej në treg me çmim pakice do t’u sillte rreth 20 mijë euro fitime.

Më pas, policia ka arrestuar dy persona për posedim të lëndëve narkotike. Ata janë dërguar në paraburgim. Kërkimet pasuese në banesat e tyre kanë zbuluar materiale për paketimin e substancave narkotike.
Sigal