Futbollisti sulmon menaxherin në Panama, pasi ai e zëvendëson në fushë

505
 Manuel ‘El Cholo’ Torres, mesfushor në skuadrën Plaza Amado ka humbur kontrollin duke goditur dhe shtyrë me duar në fytyrë menaxherin e tij spanjoll Juan Carlos Garcia.

Incidenti ka ndodhur në stadiumin “Estadio Armando Dely Valdes” gjatë ndeshjes me skuadrën Arabe Unido. Sipas presidentit të klubit të futbollit Gian Castillero, Torres ka marrë përsipër fajin duke u shpjeguar se ishte i nxehur por sërish kjo nuk e justifikon sjelljen e tij.
Sigal