Fustani 120-vjeçar vishet nga nusja e 11-të

394
Një grua ka veshur në dasmën e saj në Pensilvani, fustanin 120-vjeçar. Abigail Kingston, ishte nusja e 11-të që vishte një fustan dasme 120-vjeçar që ka kaluar për breza të tërë në familjen e saj. Mary Lowry Warren, është nusja e parë që e ka veshur këtë fustan, e cila u martua më 1895. Ndërsa, nusja e fundit ishte nëna e Abigail, Leslie Kingston e cila u martua më 1991. Por, me kalimin e viteve fustani është edhe vjetruar, pasi kur e mori Abigail ai ishte zverdhur në disa pjesë për shkak të vjetërsisë. Janë dashur 200 orë që fustani të rregullohej, dhe ai ishte ende i vlefshëm për tu veshur në orën e koktejit, pasi ishte shumë delikat.
Sigal