Fundjavë e përgjakshme në Nju Jork, 8 të vrarë në 24 orë

311
Sigal

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të vëzhgimit nga momenti kur një burrë i armatosur i ngrit në këmbë nga makina e tij dhe qëlloi me armë për vdekje dy adoleshentë të cilët po luanin basketboll në Nju Jork, pas një fundjave të përgjakshme që shkaktoi 8 persona të vrarë në vetëm 24 orë.

Tre djem adoleshentë, të moshës 16, 17 dhe 18 vjeç, u qëlluan të gjithë ndërsa ata po luanin basketboll në lagjen “Cypress Hills” të Brooklyn të dielën rreth orës 6.40.

16-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes dhe 18-vjeçari, i cili u qëllua në kokë, vdiq më vonë në spital. 17-vjeçari u qëllua në këmbë dhe mbetet në një gjendje të qëndrueshme në spital.

Vdekjet e dy adoleshentëve janë midis tetë vrasjeve që ndodhën në të gjithë qytetin në vetëm 24 orë të dielën. Shtatë nga ato tetë vrasje ishin nga të shtëna me armë zjarri.

Katër persona, përfshirë dy adoleshentët, u qëlluan për vdekje në të shtëna të ndara në Brooklyn dhe Queens, ndërsa katër u vranë në Bronx. Dy të tjerë u vranë në Staten Island dhe Manhattan.

Gjithashtu në Brooklyn, një burrë 32-vjeçar u gjet i qëlluar në gjoks dhe fytyrë jashtë një ndërtese rreth orës 7 të mëngjesit.

Një grua transgjinore u gjet e therur me thikë në korridorin e një ndërtese apartamentesh në Rrugën Perëndimore 192 në Manhattan rreth orës 1.35 të mëngjesit.

Në Portland, mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në mbrëmje për një tjetër natë proteste mbi vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd dhe praninë e agjentëve federalë të dërguar së fundmi në qytet me urdhër të Presidentit Trump. Protestuesit u përplasën me policisë, e cila përdori gaz lotsjellës kundër tyre. Sipas njoftimeve policia kreu një numër të madh arrestimesh, por nuk është ende i qartë numri i personave të ndaluar.