Fund “durimit” me Korenë e Veriut

450
Për Shtetet e Bashkuara “epoka e durimit strategjik” ndaj Koresë së Veriut ka marrë fund. Komenti ka ardhur nga Zevendëspresidentit amerikan Mike Pence, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.
Pence mbërriti në Seul të dielën, pasi Koreja e Veriut kreu një test të dështuar të një rakete me rreze të ulet.
E hëna ka shënuar nisjen e një stërvitjeje të përbashkët të Forcave Ajrore Ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA -së, nën mesazhin se dy aleatët janë në gatishmëri kundër Koresë së Veriut.
Stërvitja ushtarake, ku do të marrin pjesë edhe tre aeroplanmbajtëse amerikane vjen në mes të tensioneve të përshkallzuara në gadishull.
Pence ka ripërsëritur mbështetjen e SHBA-ve për jugun e gadishullit. Situata e tensionuar në rajon është shoqëruar me nje retorike kërcënimesh të ndërsjellta, si nga SHBA-të ashtu edhe nga Koreja e Veriut, e cila po bën çdo përpjekje për të pasuar programin e saj bërthamor.
Shtetet e Bashkuara i kanë lënë të hapura të gjitha opsionet mbi kundërpërgjigjen e testeve bërthamore që vijnë nga vendi komunist.
Sigal