Fshati në Kinë që mbijeton falë biznesit të majmunëve

681
Fshati Baowan në provincën qëndrore të Kinës, Henan, duket se mbijeton vetëm falë majmunit, i cili zotëron jetën e tyre në çdo drejtim.
Përvec pikturave dhe krijimit të maskave të majmunit, banorët e tij jetojnë edhe falë trajnimit të majmunëve, për shekuj me rradhë.
Majmunët ushqehen dhe rriten në mënyrë ilegale përqark Kinës pa patur asnjë licensë pronësie apo shfrtyëzimi por fshati me vetëm 2500 banorë, përbën përjashtim. Kjo zonë është gjitashtu e njohur për fermët e prodhimit të majmunëve sikurse edhe për trajtimin e kafshëve të vogla për performancat në cirk.
“Monkey busking” mbetet një performancë në rrugë tradicionale në Kinë, që ka ekzistuar që në periudhën pre-historike.
Ferma “Qilingang Monkey” e cila u ndërtua që në vitin 2001, falë granteve të qeverisë, tashmë zotëron 400 majmunë.
Edhe pse shumë prej tyre qëndrojnë ende në kafaze, majmunët trajnohen çdo ditë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, me rregulla strikte nga ana e trajnerëve. Shumë prej tyre janë shndërruar në artistë të mirëfilltë cirku dhe janë të zotë të shtiren si të vdekur, ti japin biçikletës, të bëjnë numra akrobacie, të hedhin dhe të presin thika e madje janë të zotë edhe në matematikë.
Fan Haoran, trajnues i majmunëve në këtë fermë, që ka mbërritur në këtë fshat dekada më parë, thotë se që në rini ka trajnuar majmunë e se ky është pasioni i tij.
Sot në moshën 57 vjecare, Fan Haoran është 57 vjec dhe thonë se celësi për të trajnuar kafshët është të zhvillojë një lidhje të ngushtë miqësie me ta.
“Pikë së pari, të duhet të krijosh një lidhje shumë të nguishtë me ta. Duhet ti tregosh atyre afkeison dhe se je i shqetësuar për ta, të kujdesesh. Më pas duhet ti nxisësh hap pas hapi për tu trajnuar dhe jo menjëherë. Duhet filluar duke shtrënguar duart dhe më pas të familjarizohesh. Lidhja më pas bëhet shumë e fortë dhe kafsha i mban mend duart e tua” tha ai.
Por përvecse u rrisin kafshët për të përfituar financiarisht prej tyre, duke i trajnuar që më pas ata të performojnë në cirk apo në variete televizive përqark Kinës, shumë banorë të fshatit i mbajnë majmunët edhe si kafshë shtëpiake.
Zhang Zhijie, 57 vjec, ka një lidhje të fortë me majmunin e saj 4 vjeçar makake.
Zhang prej vitesh punon si trajnues i majmunëve dhe ka ngritur një pasuri të vërtetë duke bërë që majmunët e tij të përformojnë përqark vendit.
“Ka nisur nga gjyshi im, më pas babai dhe këtë pasion ma kaluan mua. Tani dhe atëherë, kemi performuar me majmunët. Fëmijët e mi tani janë në kolegj, edukimin e tyre e kam paguar me paratë që kam fituar nga performanvca e majmunëve” tha ai.
Por fatkeqësisht sic shprehet ai, fëmijët e tij nuk kanë dashur të trashëgojnë traditën e familjes për performancat e majmunëve.
Zhang është si shumë banorë të tjerë të Baovan, shumicën e vitit ai jeton larg provincëshenan, duke trajnuar dhe performuar me majmunë por është rikthyer për vitin e ri hënor, që starton zyrtarisht më 8 shkurt.
Madje, Zhang do të marrë pjesë edhe në Javën e festivalit të Pranverës.
Ai tregon se këto majmunë ushqehen 3 vakte në ditë dhe ecin cdo ditë për disa minuta.
Banorët e fshatit tregojnë se gjatë periudhës Mao dhe kaosit politikës, majmunët nuk trajnoheshin dhe as nuk mbaheshin si kafshë shtëpie, por me to ushqeheshin. Vetëm në vitin 1979 majmunët nisën të trajnoheshin sërish dhe të shndërroheshin në një biznes fitim-prurës për banorët vendas rreth e përqark vendit.
Majmuni është një simbol i rëndësishëm për kinezët, rrjedhimisht edhe për fshatin baovan.
Këtu gjendet edhe një tempull i vogël që i është dedikuar këtyre kafshëve, “Mbreti majmun” si një figurë popullore nga folklori dhe letërsia kineze.
Sigal