“Frroku”, BE: Mbështesim zbatimin e ligjit, proces të pandikuar

519
Bashkimi Europian mbështet zbatimin e ligjit edhe kur është çështja për zyrtarë të qeverisë apo deputetë. E pyetur nga gazetarët shqiptarë në Bruksel, zëdhënësja e Shefes së Politikës së Jashtme në BE, Maja Koçijançiç tha se çështja e deputetit Mark Frroku po ndiqet me vëmendje.
Koçijançiç deklaroi se BE ka si prioritet zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, dhe këtë pa nuk ka kompromis.
“Presim një proçes të shpejtë dhe të papenguar për të hedhur dritë me këtë çështje dhe hetimet që vazhdojnë të zhvillohen në mënyrën e duhur nga prokuroria dhe gjykata. Theksojmë rëndësinë që të gjithë institucionet shqiptare dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të përfshira, në përmbushjen e përgjegjësive përkatëse të sigurohen që një proçes i rregullt të zbatohet në përputhje me ligjin”, deklaroi Koçijançiç. 
Sa i përket procesit të dekriminalizimit, zëdhënësja e Frederica Mogherinit nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit mes palëve politike.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar duke përfshirë edhe vendet anëtare të BE është një element i rëndësishëm kundër aktivititetit kriminal. Dekriminalizimi i parlamentit është i lidhur me një shtet ligjor të fortë dhe ne shpresojmë kjo do të jetë parimi kryesor që do të udhëheqë punën e komisionit parlamentar. Është me shumë rëndësi që marrëveshja politike e dhjetorit të zbatohet. Zbatimi i prioritetit kryesor për reformën gjyqësore që bën thirrje për forcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore është sigurisht jetik në këtë aspekt”, theksoi Koçijançiç.
Sigal