Franck Ribery i vjedhin banesën në Firence: Nuk vrapoj për milionat, ndihem lakuriq, familja vjen mbi gjithçka dhe do marrim vendim…

51

Banesa e futbollistit frances të Fiorentinës, Franck Ribery është vjedhur nga grabitësit dhe është vetë ai që publikon pamjet në Instagram nga shtëpia. Ribery thotë se ndihet lakuriq pasi nuk mund ta pranojë këtë gjë, në një qytet ku luan futboll. Ai thotë se nuk vrapon për milionat por për pasion. Ndërkohë ai bën me dije se familja e tij është mirë pasi nuk ka qenë në momentin e grabitjes në shtëpi por në Mynih, kurse shton se familja e tij vjen mbi gjithçka dhe do të marrë një vendim shumë shpejt. Ndoshta ky është një mesazh paralajmërues largimi nga Ribery i cili u transferua vetëm vitin e kaluar në Itali. ”Ajo që më trondit më së shumti është fakti se ndihem lakuriq, sikur i kam hequr pantallonat e mia dhe këtë nuk e pranoj. Falë zotit gruaja dhe fëmijët e mi janë të sigurt në Mynih, por si mund të ndihem i qetë unë sot, pas gjithë kësaj? Unë nuk vrapoj për milionat, sepse falë zotit nuk më mungon asgjë, por nga ana tjetër po, vrapoj pas një topi sepse është pasioni im. Por, pasion apo jo, familja ime vjen mbi gjithçka dhe ne do të marrim vendimin e duhur për mirëqenien tonë”- shkruan Ribery në Instagram.

foto galeri