Francë, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, arrestohen 17 shqiptarë

205
Sigal

Një grup kriminal i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore është shkatërruar nga policia në Francë, ku kanë rënë në pranga 17 shqiptarë, të moshave të ndryshme.

Aksioni është zhvilluar në Nice, ndërkohë që grupi mësohet se drejtohej nga një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë.

Personat e arrestuar janë të moshave 19-57 vjeç, ndërsa mes tyre është prangosur dhe një grua, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije. Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha lëndësh narkotike, produkte për përgatitjen e dozave të drogës, para dhe katër pistoleta.