Francë/ Rihapet sheshi përpara ”Notre Dame”

44

Sheshi i ”Notre-Dame”, i mbyllur për publikun që nga zjarri i katedrales më shumë se një vit më parë, u rihap sot, njoftoi dioqeza, bashkia e Parisit dhe institucioni përgjegjës për rinovimin.

”Për shkak të zjarrit të 15 prillit 2019 u mbyll e gjithë zona”, thanë të treja institucionet në një deklaratë.

Një projekt titanik për të rikonstruktur Notre Dame e djegur, u pezullua në mes të marsit për shkak të koronavirusit.

Ai duhet të rifillojë gradualisht, me ambicien për të ringjallur katedralen deri në vitin 2024.