Francë/ Një person i armatosur vret doganierin në kufi, plagosen dy të tjerë dhe një polic

432
Një doganier qëllohet për vdekje në kufi të Francës, pas një tentative për kontroll të një personi që dyshohet se transportonte armë. Ndërkaq dy të tjerë, përfshirë dhe një oficer policie janë plagosur gjatë të shtënave më armë në Toulon nga një person i armatosur që tentoi t’i largohet policisë. Të shtënat kanë shtuar alarmin dhe ndodhin në një kohë kur Franca është në shkallën më të lartë të sigurisë, pas sulmeve në Paris që i morën jetën 130 personave.

Policia ndodhet në kërkim të terroristit Salah Abdesalem, një prej terroristëve që kryen sulmet në Paris. Ndërkaq, policia ka vënë në pranga një 33-vjecar si autor të të shtënave sot në Toulon, që si pasojë mbeti i vrarë doganieri. Mësohet se personi ishte i pajisur me një pushkë të tipit, M-16 si dhe ishte i veshur me një jelek antiplumb. Dyshohet se ai ka lidhje me një rrjet të kontrabandës të armëve në qytet në jug të Francës.
Sigal