Ballina Bota dhe Rajoni Francë/ Jelekverdhët” nuk heqin dorë, pushtojnë rrugët

Francë/ Jelekverdhët” nuk heqin dorë, pushtojnë rrugët

535

“Jelekverdhët” nuk heqin dorë, pushtojnë rrugët e Francës

19 Janar, 2019 16:02 | 487 shfletime

5c431d65dda4c87f588b45ca

Madhësia e tekstit:

FRANCE

Për javën e 10-të radhazi, protestuesit “Jelek verdhë” mbushën rrugët e Parisit dhe qytete të tjera në Francë, ndërsa mijëra policë qëndruan roje. Më parë, Presidenti Emmanuel Macron filloi “debatet e tij kombëtare” për krizën. Në atë që quhet ‘Akti 10’ i protestave në mbarë vendin, xhaketet e verdha u mblodhën në qytetet franceze të shtunën. Në Paris, ata pushtuan Champs-Elysees dhe Esplanade des Invalides pranë parlamentit të vendit. Njerëzit shiheshin duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe  flakadanë.

Disa protestues sollën arkivolin e kartonit, në kujtim të njerëzve që kanë vdekur që nga fillimi i protestave (shumica të vrarë në aksidente rrugore). Ata marshuan nën një flamur të madh që shkruhej “Qytetarët në rrezik”.

Disa protestues sollën arkivolin e kartonit, në kujtim të njerëzve që kanë vdekur që nga fillimi i protestave (shumica të vrarë në aksidente rrugore). Ata marshuan nën një flamur të madh që shkruhej “Qytetarët në rrezik”.

Tubimet e së shtunës zhvillohen një ditë pasi Presidenti Emmanuel Macron nisi “debatet e mëdha kombëtare”, një seri diskutimesh publike rreth politikave të qeverisë. Ai shpreson se debatet do të ndihmojnë në arritjen e një kompromisi me protestuesit, por shumë prej tyre kanë shprehur skepticizëm lidhur me formatin dhe synimet. Si rezultat, disa protestues u shfaqën me pankarta që denoncojnë debatet si një skemë të  pandershme.