Sigal

Pas protestave lëvizja e jelekëverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra.

Mësohet se në krye të listës është Ingrid Levavasseur, 31 vjeç, një punonjëse kujdesi që po rrit dy fëmijë të vetëm në Normandi.

Ajo akuzon qeverinë për arrogancë. Gjatë protestave, Parisi ka parë edhe përleshjet më të rënda nëpër rrugë që nga 1968. Lëvizja e jelekëverdhëve është përqafuar nga një varg i gjerë personash, disa prej të cilëve refuzojnë çdo lidhje me kastën aktuale politike në Francë dhe në BE.