Francë/ 70 vjeçari hap zjarr në rrugë, 1 i vdekur e 6 të plagosur

485
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë ku një burrë rreth 70 vjeç ka hapur zjarr. 70 vjeçari hapi zjarr në mes të rrugës në Bastia të Francës.

Gjashtë persona u plagosën, ndërsa një mbeti i vrarë, siç kanë raportuar autoritetet lokale. Autori u mbyll më pas në shtëpinë e tij.

Policia është duke zhvilluar një operacion për kapjen e autorit. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen e Montesoro. Një përfaqësues i prefekturës tha se ishte “një individ i armatosur”. Prokurori Karolin Taro, i cili ishte në vend, tha se një nga të plagosurit është në situatë serioze.

Ndër viktimat është një polic i cili është transferuar në një spital. Nuk dihen motivet që e shtynë autorin të kryente një sulm të tillë.

Sulmi ka krijuar një panik shumë të madh tëk qytetarët. Kanë filluar edhe dyshime që ngjarja mund të jetë akt terroris duke qenë se Franca është një nga vendet më të goditura nga terrorizmi.