Francë/ 112 të vdekur nga koronavirus të dielën, helikopterët do të monitorojnë karantinimin

306
Sigal

Në Francë numri i viktimave nga koronavirus shkoi në 674 vetë, pas 112 të vdekurve që u shënuan të dielën, sipas zyrtarit të Shëndetësisë, Jerome Salomon. Numri i konfirmuar i infeksioneve është rritur me 1,559 në 16,018 në total, sipas “Reuters”.

Franca po përdor helikopterë dhe drone për të përforcuar thirrjen e qeverisë që njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive.

Një burim nga xhandarmëria franceze tha për RTE se, “Helikopterët do të na sigurojnë një pamje më të gjerë të situatës në kohë reale dhe do të na ndihmojnë të orientojmë patrullat në terren”.