Franca regjistron 218 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë, më e ulëta që nga fundi i marsit

240
Sigal

Numri i njerëzve që humbën jetën në 24 orët e fundit në Francë është 218 persona duke e çuar në 24 594 numrin total. Sipas ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët ditore që prej fundit të muajit mars.

Franca mban vendin e pestë me bilancin më të lartë të të vdekurve në botë pas SHBA-së, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Spanjës.

Edhe në azile në Francë numri i të vdekurve më koronavirus është i lartë. 9225 përsona në shtëpitë e të moshuarve kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.

Duke nisur nga data 11 maj, Franca do të nisë lehtësimin e kufizimeve, por maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik dhe në shkolla.