Franca kujton tragjedinë në Sharli Hebdo

530
Një vit pas tragjedisë në redaksinë e revistës satirike Sharli Hebdo, francezët kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e sulmit terrorist. Edhe pse gjurmët e sulmeve të 13 nëntorit me 130 viktima janë ende të freskëta, kryeqyteti francez ka mbajtur ceremoni në nder të atyre që u vranë në revistën satirike dhe supermarketin hebre. Një vit më parë, mijëra njerëz marshuan në Paris, në heshtje dhe dhimbje për ngjarjen, marshim në të cilin morën pjesë edhe liderë botërorë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, kreun e komisionit europian Junker, kryeministrin italian Renzi etj.

Presidenti Francois Hollande dhe Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo vendosën kurora me lule pranë statujës Marianne, simbol i republikës franceze, e cila është bërë një vend i shenjtë për 17 viktimat e sulmeve të janarit në revistën satirike Charlie Hebdo dhe në marketin hebre, por edhe për 130 viktimat e nëntorit. As Hollande dhe as Hidalgo nuk mbajtën fjalime në ceremoni, teksa ylli i rrokut francez Johnny Hallyday, i shoqëruar vetëm nga tingujt e kitarës këndoi këngën e titulluar E diela e janarit, ndërkohë që kori i ushtrisë franceze përformoi këngën e belgut Zhak Brel Lë Prenom Dë Pari dhe Lë temp dë serise. 

Gjithashtu një grup aktorësh të rinj lexuan fjalimin e shkrimtarit të madh të shekullit të 19 Viktor Hygo. Në atë kohë i madhi Hygo tha:
Mbrotja e Parisit është më e rëndësishme se edhe e vetë Francës, është mbrotja e vetë botës. Parisi ëhstë qendra e njerëzimit, është qyteti i shenjtë.
Sigal