Franca dhe Rusia diskutojnë për të luftuar kundër ISIS në Siri

463
Zyrtarë ushtarakë, rusë dhe francezë kanë biseduar, përmes telefonit, për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar kundër grupit Shtetit Islamik (IS), në Siri. Ministria e Mbrojtjes tha se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov ka diskutuar me homologun e tij francez, Pierre de Villiers, për “koordinimin e veprimeve të trupave ushtarake IS.”

Franca, e cila është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka rritur sulmet ajrore, në Siri, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në Paris, dhe ka bërë thirrje për një koalicion të gjerë anti-IS. Rusia ka nisur fushatën e vet të bombardimit në Siri, më 30 shtator. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia është e gatshme për “bashkëpunim praktik” me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nëse anëtarët e saj “respektojë sovranitetin e Sirisë dhe të drejtën e udhëheqjes siriane.”
Sigal