Franca bën zbulimin tronditës, koronavirusi ka qenë i pranishëm që vitin e kaluar

374
Sigal

Pak orë pas akuzave të reja amerikane kundër Kinës për sa i përket origjinës së virusit, nga Franca vjen një lajm që mund të përforcojë dyshimet.

Në vend është regjistruar një rast me Covid-19 që në 27 dhjetor të vitit të kaluar, pra një muaj para rastit të parë zyrtar – më 24 janar.

Lajmi është konfirmuar nga një spital në periferi të Parisit, ku janë ri-analizuar tamponët e pacientëve që janë shtruar në spital në dhjetor, të cilët kishin pneumoni.

Duke kërkuar në arkivat e testeve të bëra në atë kohë për të kërkuar viruse të tjera, janë gjetur papritur gjurmë të Covid-19.

Bëhet fjalë për një francez 50-vjeçar, i cili nuk kishte udhëtuar asnjëherë në Kinë. Ndërkohë ai është shëruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka infektuar dhe dy fëmijët e tij, por dhe ata janë mirë tashmë.

Ndërsa bashkëshortja e tij nuk është sëmurë dhe pse mjekët mendojnë se ajo e ka pasur virusin, por pa simptoma. Gruaja punon në një supermerkat pranë një reparti sushi ku ka dhe të punësuar kinezë.

Në këtë mënyrë kronologjia e epidemisë në Francë duhet rishkruar. Vendi ishte i pari në Europë që deklaroi në 24 janar shtrimin në spital të pacientëve me Covid-19.

Në atë kohë bëhej fjalë për qytetarë kinezë, një çift turistësh dhe një sipërmarrës, të cilët u mjekuan në Paris dhe Bordo.tor. “/ FR24news