FOTOT/ Historia e pabesueshme e 29-vjeçares që vodhi miliona dollarë, duke u shtirur si trashëgimtare miliardere

190
Sigal

Seriali më i ri i Netflix, “Inventing Anna”, ka dalë në treg. Historia në fjalë është frymëzuar nga personazhi Anna Sorokina, një 29-vjeçare ruse, e cila mundi të zhvaste miliona dollarë dhe shërbime pa pagesë, nëpërmjet mashtrimit. Anna bëri bujë, vetëm kur u përball me drejtësinë në vitin 2019, në një gjyq që zgjati rreth një muaj dhe me shumë akuza mbi supe, duke pushtuar me shpejtësi të gjitha mediat ndërkombëtare, aq sa çështja e hapur ndaj saj, u konsiderua e denjë edhe për një skenar filmi. Ajo u dënua me 4-12 vite burg.

Historia e zhurmshme e Sorokinës që në realitet ishte vajza e një kamionisti rus, nisi me zhvendosjen e saj në Nju-Jork dhe me krijimin e një identiteti të ri si Anna Delvey, trashëgimtare e një familjeje të pasur gjermane, e cila gëzonte një pasuri shumë të madhe dhe jetonte mes luksit.

Me këtë histori plotësisht të trilluar, Anna krijoi edhe një rrjete sociale një llogari ku shfaqte jetën e saj luksoze, duke e bërë gjithçka edhe më të besueshme. Ajo shfaqej vetëm në lokale dhe restorante të shtrenjta, kalonte netët në hotele me shumë yje, vishej me firma dhe udhëtonte në destinacione luksi, duke bërë kështu miq me shumë para, të cilët duke i mashtruar, i merrte shuma marramendëse.

Një lloj “influencereje”, Delvey arriti të mashtronte shumë biznese dhe njerëz me pozitë në shoqëri, deri në ditën që të gjitha justifikimet dhe mashtrimet i dolën në pah dhe ajo përfundoi pas hekurave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • Në intervistën e saj për Daily Mail, vajza që trazoi shtresat e larta në Nju-Jork, tregon se nuk është penduar plotësisht për veprimet që ka bërë, por nëse do të kthehej pas, do të kishte gjëra që do t’i bënte ndryshe.

Sipas, CNN, Sorokin ka shpenzuar pjesën më të madhe të shumës prej 320,000 dollarësh që ishte paguar për serialin, për të paguar borxhet në banka dhe gjoba të tjera.