Fotoja që tregon horrorin e luftës në Siri

458
Tmerri i luftës në Siri është përmbledhur në një video të një djali të vogël, i cili qëndron vetëm në një stol të ambulancës dhe i mbuluar nga pluhuri, pasi një sulm ajror i ka shkatërruar shtëpinë. Omran Daqneesh është xhiruar vetëm pak çaste pasi është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së tij. Videoja tregon se si vogëlushi fshin me dorë ballin e pluhurosur, por e kupton që është gjakosur. Pasi e fshin në stol dorën e vogël, e vendos mbi prehër. Mësohet se Omran u plagos gjatë një sulmi në Alepon e pushtuar nga rebelët. Nuk dihet se ku janë prindërit e këtij fëmije.
Sigal