FOTO/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në portin e Ankonës, mbyllen shkollat dhe qarqet

299
Sigal

Një shpërthim dhe një zjarr i dimensioneve të mëdha ka përfshirë, gjatë natës, portin e Ankonës në Itali. Zjarri filloi në një kapanon pak pas mesnate, për shkaqe ende të panjohura.

Zjarri siç e shihni dhe nga fotot e videot u përhap në një territor më të gjerë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, duke parë edhe orën e vonë, por banorët afër portit përjetuan momente paniku.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset dhe forcat e policisë që rrethuan zonën.

Si masë paraprake sot janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajrit dhe udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore, të cilët kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe kufizimin e udhëtimeve të panevojshme.