FOTO/ Shirat përmbytën gjithçka, stuhia “Gloria” shkakton katër viktima në Spanjë

377
Sigal

Stuhia e fuqishme e quajtur “Gloria” ka shkaktuar reshje masive shirash, duke mbushur rrugët deri në 150 mm shi, por nuk kanë munguar as reshjet e borës.

Nga raportimet e autoriteteve spanjolle, është bërë thirrje ndaj banorëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, pasi pemët janë rrëzuar dhe shirat kanë përmbytur gjithçka dhe jeta e tyre është shumë e rrezikuar.

Ndërkohë, raportohet se të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga këto stuhi të forta.

Rreth 120 bashki në Komunitetin Valencian kanë pezulluar mësimin në shkolla dhe në Madrid disa parqe janë mbyllur për shkak të erës.

Ndërkohë për shkak të borës disa zona kanë mbetur pa energji elektike.

Moti i keq ndikoi në rajonet lindore të Spanjës në veçanti me erërat që tejkaluan 120 kilometra në orë.

Stuhitë masive ndikuan në brigjet e Mesdheut, në provincat e Valencias dhe Alicante patën ndikimin më të madh. Mësohet se sipas ekspertëve, kjo është një nga stuhitë më të forta në dekadat e fundit.