FOTO/ Njihuni me bashkëshorten bukuroshe të Kim-Yong-ut

683
Kjo është bashkëshortja e diktatorit korean Kim-Jong, e cila ka marrë vëmendjen e mediave pas vizitës së saj me bashkëshortin në Kinë.
Sigal

Shumë e bukur dhe e veshur me elegancë Ri është parë shumë rrallë në publik dhe shfaqet e veshur gjithmonë me shije perëndimore.

Si shumë detaje që mbahen sekret për jetën e diktatorit Kim, edhe jeta e tij bashkëshortore ka shumë mistere.

Ri Sol-ju ose Lee Seol-ju, u shfaq për herë të parë publikisht në krah të presidentit në vitin 2012, duke ngritur pikëpyetje e madje edhe spekulime nga mediat, se cila mund të ishte ajo.

Shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut tentuan ta identifikojnë atë me Hyon Song-wol, një ish-këngëtare e grupit popullor Pochonbo Electronic Ensemble, në Korenë e Veriut.

kim-me-ngruan

Megjithatë në 25 Korrik të vitit 2012, media shtetërore e Koresë së Veriut, bëri me dije se ajo ishte bashkëshortja e Kim.

kim-4-768x405

Ajo u shfaq në një koncert Gala në Korenë e Veriut, veshur me një kostum të zi sipas stilit Chanel, i konsideruar i papërshtatshëm për gratë në këtë vend.

Nga viti 2012 deri ne 2014, Ri u shfaq në disa ambiente publike duke shoqëruar të shoqin, por gjithmonë e më pak në vitet që pasuan.

kim-3

Sherbimet inteligjente te Korese Jugore, mendojne se ajo sot eshte 28 vjece.

Besohet se Ri është martuar me ngut me Kim në vitin 2009, sepse Kim Jong-li i cili aso kohë kishte pësuar goditje cerebrale, dëshironte që të siguronte pasardhësin. Gjithashtu besohet se çifti ka tre fëmijë.