Foto nga vendngjarja/ Theret me thikë brenda zyrës kreu i Partisë Inovative në Turqi

104
Sigal

Kryetar i Partisë Inovative në Turqi dhe deputet i Ardahanit, Öztürk Yılmaz, u sulmua sot me thikë në zyrën e tij. Mediet vendase shkruajnë se Yılmaz është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa agresori është larguar në drejtim të paditur.

Ai mori dy plagë me thikë në këmbën e djathtë. Öztürk u raportua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kanë nisur përpjekjet për kapjen e të dyshuarit.