FOTO/ Kaliforni, shkon në 31 numri i viktimave, kundër flakëve 8000 forca zjarrfikëse

443
Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Veri në Kalifornisë. 31 janë të vdekurit të cilët humbën jetën nga zjarret në këtë Shtet. Në luginën e Oakland zjarret në 1991 shkaktuan vdekjen e 25 njerëzve, ndërsa në 1933 në zjarrin që ra në Griffith Park të Los Angeles të vdekurit ishin 29.
Tetë mijë forca zjarrfikëse janë përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarreve në 20 zona, por ekziston frika nga erërat e forta, të cilat mund të përkeqësojë situatën.

Rreth 1100 persona konsideroheshin të humbur, ndërsa janë shpëtuar 745. Mbetet akoma më shumë se 300 persona.

Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 80 mijë hektarë tokë. Një nga luginat më të prekura dhe problematike është ajo e Tubbs, ku në orët e fundit është rritur sipërfaqja e përfshirë nga flakët me 14 mijë hektarë.

Forcat e zjarrfikëseve, kanë vazhduar ndërhyrjen, por thonë që vetëm 10% e zjarreve është nën kontroll.
Sigal