FOTO/ Dy shqiptarët shoqërohen nga policia, vizita e rumunes i nxjerr zbuluar. Iu gjenden 4 kg kokainë në shtëpi

536
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Torino pasi në banesë iu gjetën 4 kg kokainë. Shqiptarët fillimisht u shoqëruan në kuesturë për shkak se ishin pa dokumente por vizita e mikes së tyre rumune zbuloi të dhënat kriminale.
Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, të dy klandestinë u shoqëruan në kuesturë në pritje të verifikimit të rastit nga Zyra e Emigracionit, ku u vizituan nga një grua rumune, Georgiana Florina Pahoncea, 22 vjeçe.

Personeli i mbikëqyrjes vuri re se një prej shqiptarëve i dha në mënyrë të shpejtë një tufë me çelësa gruas.

Sjellja e dyshimtë nuk u kalua pa vëmendjen e operatorëve të dhomave të sigurisë, të cilët njoftuan më pas skuadrën e lëvizshme.
kanë ofruar edhe ndihmë për të hapur derën, pasi gruaja që nuk kishte qenë kurrë atje po provonte ta hapte me të gjithë çelësat.
Sapo hynë brenda apartamentit, agjentët e policisë nisën kontrollin, duke gjetur 4 qese celofani me rreth 4 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, në një raft në kuzhinë, u gjetën edhe 18.000 euro.

Nisur nga rrethanat dhe faktet e vërtetuara dy shqiptarët kanë përfunduar në burgun e Torinos, ndërsa mikesha e tyre rumune po hetohet në gjendje të lirë.
Sigal