Foto/ Dita e Brexit, faqet e para të shtypit britanik dhe europian mbushen me mesazhe lamtumire

678
Sigal

Gazetat britanike i kanë rezervuar mbulim të veçantë në faqet e para, largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Brexit do të ndodhë zyrtarisht ditën e sotme në orën 23:00

Gazeta “The Guardian”, shkruan në faqen e parë  “Ishull i vogël. Pas 47 vitesh, Britania lë BE-në sonte në orën 23:00 – basti më i madh i një gjenerate“, duke e ilustruar me një fotografi mjaft domethënëse, të një kështjelle prej rëre, por me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar mbi krye, si për të thënë se MB tashmë do të jetë plotësisht sovrane, por a do të jetë e fortë?

“Financial Times” shkruan se Britania po e lë BE-në me një “bashkim optimizmi dhe keqardhjeje”.

Gazeta “The Times”, i ka kushtuar më shumë rëndësi lajmit se kryeministri Johnson kërkon një marrëveshje të stilit kanadez,  për shkëmbimet tregtare me BE-në.

“The Independent” ngre pikëpyetjen nëse Britania do të rifutet në Bashkimin Europian dhe pasqyron fjalë lamtumire në gjuhë të ndryshme të BE-së.

Kopertina më “krenare” nga të gjitha duket ajo e tabloidit “The Sun”, i cili hapet me meszahin “Koha jonë ka ardhur” dhe një foto të orës së famshme Big Ben.

Largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e kanë pasqyruar në faqet e para edhe gazetat europiane me mesazhe të ndryshme.  “Die Presse” shkruan “Mirupafshim!“. “Politken” ka mesazhin më optimist  “Shihemi“, ndërse francezja “Liberation” shkruan “Erdhi Koha” në anglisht.