FOTO/ Atentat shqiptarit në plazh, ja çfarë ndodhi në brigjet italiane

283
Sigal

Disa të shtëna në plazhin e Torvaianica, në bregdetin roman, pranë stabilimentit “Bora Bora”, kanë shkaktuar frikë te pushuesit.Dy persona të maskuar mbërritën me një motorçikletë “skuter” në orën 10:30 dhe njëri zbriti e hyri në plazh duke hapur zjarr dhe plagosur një shqiptar me precedentë penalë.Të dy atentatorët arritën të shpëtonin.

Karabinierët e ‘Compagnia di Pomezia’ ndërhynë. I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo dhe nuk është në rrezik për jetën.I plagosuri, me origjinë shqiptare, njihet si Simone, ndërsa atentatori u raportua se ishte italian.
Ai u transportua në spital me helikopter.

Nga ana tjetër, agresori u largua, duke u përzier me turmën dhe po kërkohet së bashku me një bashkëpunëtor, i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.