Foto/ Albin Kurti zyrtarisht Kryeministër i Kosovës! Avdullah Hoti i dorëzon detyron me ceremoni shtetërore

236
Sigal

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeministri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit.

Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërsa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua qeveria Kurti 2.

Ndërkohë, sot do të mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Republikës Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti.