FOTO/ Aksidentohet rëndë një grua shqiptare në Itali

109
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Atessa, Itali.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku janë plagosur 5 persona, por në gjendjen më të rëndë është një grua shqiptare 37 vjeçe.

Gruaja shqiptare po udhëtonte me nje makinë ‘Chevrolet’ të kuqe,  që është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Benz’.

Gruaja shqiptare është dërguar me helikopter në spitalin e Pescaras dhe mjekët ende nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e saj, pasi është rëndë.

Dinamika e aksidentit është duke u hetuar nga policia.

Image