Foshnja shqiptare ndërron jetë në spital në Kosovë, detajet e para

108
Sigal

Një foshnje 5-muajshe nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mediat Kosovare shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, dhe se ngjaraja sot është bërë publike.

Në njoftimin zyrtar nga policia e kosovës bëhet me dije se trupi i foshnjes është dërguar për autopsi. Nuk dihen ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes së fëmijës apo arsyet që familja e ka dërguar për tu mjekuar në Kosovë.

“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi,”- shkruhet në komunikimin zyrtar të policisë së kosovës.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e rastit.