Forcat e Sigurisë zbrazin armët drejt protestuesve në Iran, ata s’e ndalin marshimin

516
Protesta anti regjim në Iran
Sigal

Forcat e Sigurisë raportohet se kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në Azadi, në periferi të Iranit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë gjatë marshimit anti-regjim të intensifikuar së fundmi në të gjithë vendin.

Protestat u iniciuan nga studentët e dy universiteteve në Iran. Ndërsa ditën e sotme ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje liderëve politikë në Iran të mos qëllojnë mbi civilët protestues.

“Garda revolucionare, diktatorë, ju jeni ISIS tonë!”, kanë qenë disa nga thirrjet që janë dëgjuar në protesta.