Florida/ Striptistja përplas për vdekje 3 futbollistë

491
Sigal

Një grua që përplasi për vdekje tre adoleshentë në Florida, të cilët po prisnin autobusin e tyre për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Autoritetet konfirmuan se aksidenti tragjik ndodhi të shtunën, kur kërcimtarja doli nga një klub striptize me makinën e saj tip foristradë.

Striptisja është identifikuar si Mariam Coulibaly, e cila ishte e dehur kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13 vjeç, Lens Desir, 15 vjeç, and Richecarde Dumay, 17 vjeç.

Kërcimtarja 31-vjecare që i mbijetoi aksidentit kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur. Në to përfshiheshin shtatë incidente duke nisur nga viti 2008.

“Unë jam e dëshpëruar për gjithcka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha lënduar njerëz”, – tha ajo nga krevati i spitalit.