Sigal

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nga selia e prefekturës, së bashku me Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio  kanë zhvilluar një konferencë për shtyp pas tragjedisë që ndodhi në Genova.

Kryeministri Conte ka shpallur emergjencë 12 mujor. Conte tha se përsa i përket numrit të viktimave nuk ka një bilanc zyrtarë, deri më tani janë 39 persona të cilët humbën jetën nga tragjedia e djeshme.

“Të gjithë këta përsona të cilët ndodhen në spital i urojmë shërim sa më të shpejtë. Fatkeqësisht numri i viktimave është në rritje, nuk ka ende një bilanc përfundimtar. Tragjedia është e papranueshme, ne do t’i heqim koncesionin shoqërisë që administron mirëmbajtjen e autostradës, duke vendosur edhe një gjobë. Pasi jeta e njerëzve ka qenë në rrezikë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë ai.