Flet deputeti që hodhi gaz në Kuvendin e Kosovës: E kisha detyrim

453
Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili së bashku me deputeten Fitore Pacolli hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.
“Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Seanca e Kuvendit të Kosovës u shty për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, por me të rinisur, u hodh sërish gaz. Në seancë pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Sigal