Fleckenstein dhe Mcallister sot në Tiranë, vijnë me draft marrëveshje

499
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister vijnë sot në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik në Tiranë.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike.

Ata do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, takimi i radhës do të jetë me Kryetarin e partisë Politike, Lulzim Basha.

Burime për e mbrëndshme bëjn me dije se takimi mes zotit Basha dhe David McAllister është i konfirmuar ndërkohë që ka paqartësi për praninë në këtë takim të eurodeputetit Fleckenstein

Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës pasi mbetet për t’u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Nga rezultati i këtyre takimeve do të varet edhe vazhdimi i negociatave me dy deputetët evropianë si ndërmjetës, Fleckenstein dhe McAllister, përpara se ata të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës, ndërkohë që po shkon drejt skadimit edhe 29 prilli, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputet nga partitë politike.
Sigal