Fishekzjarret ranë në oborrin e tij/ Bujkut shqiptar i shkrumbohet gjithë ushqimi i bagëtive

226
Sigal

Festimet e ndërrimit të viteve qëlluan të pafata për një bujk në fshatin Cerrkolez të Istogut në Kosovë. Sipas një videoje të publikuar, një zjarr i madh i ka shkrumbuar ushqimin për bagëtitë e tij.

Mendohet zjarri është shkaktuar nga përdorimi i fishekzjarreve, të cilat gabimisht ranë brenda hapësirës së oborrit të bujkut në Cerrkolez.