Festë në Itali pas lehtësimit të masave, Conte thirrje qytetarëve: Nuk është koha për jetë nate

268
Sigal

Italia duket se ditë pas dite po i rikthehet “normalitetit” teksa pas më shumë se dy muajsh izolim. Në këtë shtetet shifrat ditore kanë rënë ndjeshëm si të viktimave dhe të rasteve të reja, duke bërë që Qeveria italiane të lehtësojë masat e Covid-19.

Tashmë në shumë qytete të Italisë baret, hotelet, restorantet dhe të gjitha dyqanet janë rihapur, por duke zbatuar rregullat e higjenës dhe distancimit social.

Megjithatë pas rihapjes së vendit nga Palermo në Torino, në fotot e publikuara nga mediat vendase njerëzit shihen që festojnë dhe kanë mbushur baret e restorantet në qendrat e mëdha dhe periferi, por nga ana tjetër kanë shkaktuar panik midis drejtuesve rajonalë dhe kryetarëve të bashkive.

Ata shqetësohen se turmat e kryesisht të të rinjve që festojnë lirinë e tyre nga karantina mund të sjellin një rritje tjetër të infeksioneve të një sëmundje që tashmë ka vrarë më shumë se 32,000 njerëz.

Ndërkohë kryeministri italian Giuseppe Conte, që ka punuar jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe për menaxhimin e pandemisë Covid-19 ka ndjekur një linjë të ashpër në fillimin e krizës duke e bllokuar Italinë, një vend prej 60 milion njerëzve prej fillimit të marsit.

“Nuk është koha për festa, jetë nate ose tubim. Gjatë kësaj faze, më shumë se kurrë është thelbësore të respektoni distancat e sigurisë dhe mbani maska, kur është e nevojshme.”– u shpreh Conte.

Kjo pasi në një kohë që pritej rihapja e restoranteve dhe bareve, kryetari i komunës së Bergamos, epiqendra e virusit në rajonin verior të Lombardisë, tha se ka parë që shumë njerëz nuk ishin aspak të kujdesshëm gjatë kohës që kalonin nëpër qytet.